Në  hyrje  të  Tiranës  dhe  gjithashtu  shumë   pranë   autostradës  Tiranë – Durrës  , tek  Kthesa e  Kamzës  tashmë   kompleksi   rezidencial   “Garden City”  prej  vitesh  ka  bërë  diferencën  në  fushën  e  ndërtimeve si   cilësore  ashtu  dhe  komode.
Ne  sjellim  për  ju  objektin  më  të  ri  të  konceptuar  në  2 kulla të   larta  me  një  sipërfaqe  ndërtimi  prej   17480 m².
Kompleksi  është pjesë  e  një  zone  krejtësisht  private, i  rrethuar  nga  kopshte  të  gjelbëruara , kënde  lojërash  për  fëmijë,  shërbime  sociale  dhe argëtuese, ambiente parkimi, shërbim mirëmbajtës  24h etj, të  cilat  e  bëjnë  këtë  kompleks shumë  të  dëshiruar.
Kulla 1  e kompleksit , është  realizim  projekti  i  “Pajtoni” shpk, në pozitën e nënkontraktuesit  për  të  gjitha punimet  e  kryera  deri  në   dorëzimin  e  çelësave  te  klientët.
Orientimi  jug-lindje  i  kullës , i  jep  asaj  favor  që  të  gjitha  ambjentet  të   kenë  ndriçimin e duhur  natyral  dhe  gjithashtu  dielli  të  jetë  shoqëruesi  i  gjatë   gjithë  orëve  të ditës  për ambjentet  tuaja  të  banimit.