I vendosur në një nga zonat e Tiranës që po përjeton një zhvillim dhe urbanizim me hapa gjigandë, pranë Komunës së Partisit, në Rrugën  “Robert  Shvarc”,  kompleksi “Niku Konstruksion”  është  një  kompleks banimi  dhe  shërbimesh  ku  mund  të gjeni  shtëpinë ideale  për  të  gjithë  ju  që  vlerësoni  arkitekturën , komoditetin  dhe  hapësirat  e  bollshme.
Kompleksi  ka  në  shërbim  të  banorëve  dhe  bizneseve,  dy  kate  parkim  nëntokësorë, sipërfaqe  të  gjelbëruara, kënde   lojërash  për  fëmijë , të  shoqëruara me  siguri  dhe  mirëmbajtje   24h  në çdo  ditë  të javës.
“Pajtoni”  shpk, në këtë objekt  është  në  rolin e  nënsipërmarrësit, ku  cilësia  dhe standarti e shoqërojnë ashtu sikundër në çdo  objekt  dhe projekt ku ne  jemi  bashkëpunëtorë.